Modric nuk ndikon në planet e Real Madrid për Odegaard

Futboll

Modric nuk ndikon në planet e Real Madrid për Odegaard

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:50
Odegaard

Real Madrid duket se nuk do të afektohet nga Luka Modric, në raport me planet për Martin Odegaard.

Odegaard vazhdon të jetë pjesë kyçe e planeve të Real Madrid për sezonin 2020/2021.

‘AS’ shkruan se Real Madrid nuk do të heq dorë nga planet mbi Odegaard, përkundër qëndrimit të Modric.

Modric ka vendosur të qëndrojë në Bernabeu, por norvegjezi përsëri do të ketë një vend në skuadrën e Zidane.

Odegaard ka shkëlqyer në huazimin e tij te Real Sociedad, duke bërë që ‘Los Blancos’ të rikthejnë besimin tek ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat