Neymar po përgatitet për rikthimin te Barcelona

Futboll

Neymar po përgatitet për rikthimin te Barcelona

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:01
Neymar JR

Sigurisht, me t’u afruar merkatoja, Neymar fillon të zë vend kryesor në mediet e sportit.

Merkatoja e verës po afron dhe spekulimet për rikthimin e Neymar JR në ‘Camp Nou’ po rriten.

‘Sport’ shkruan se Neymar po përgatitet për një rikthim sensacional nga Paris Saint Germain te Barcelona.

Francezët duket se janë pajtuar me faktin se Neymar do të largohet dhe po tentojnë të marrin më të mirën nga kartoni i lojtarit.

Dy vite më parë, Neymar bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur kalonte në ‘Parc des Princes’ për 222 milionë euro.

Mbetet të shihet se sa do të obligohet të paguajë Barca, për rikthimin e brazilianit në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat