Rrëfimi i Casemiro: Nuk kisha për të ngrënë dhe...

Futboll

Rrëfimi i Casemiro: Nuk kisha për të ngrënë dhe...

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:11
Casemiro

Tani është mes mesfushorëve më të fortë në botë dhe, sigurisht, edhe mes më të pasurve. Casemiro, lojtari brazilian i Real Madrid, është rrëfyer gjatë një lidhje direkte në Instagram me disa fëmijë të Save the Children.  

Lojtari i datëlindjes 1992 ka folur për futboll, por mbi të gjitha për origjinën e tij dhe për momentin e vështirë që po kalon gjithë bota për shkak të coronavirus-it:

“A duam ta fitojmë La Liga-n? Sigurisht, ashtu siç duam të fitojmë Champions League, por tani nuk po mendoj për këtë. Po mendoj për të fituar luftën kkundër coronavirus-it. Mendoj se të githë bëjnë pjesën e tyre, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Casemiro.

“Ndeshja e parë, ajo më e rëndësishmja, është kundër coronavirus-it. Është një moment delikat për të gjithë dhe duhet ta fitojmë këtë sfidë”.

Në lidhje me momentet e vështirë, Casemiro është kthyer në kohët kur ishte i vogël, duke rrëfyer problemet e tija: “Fëmijëria ima ka qenë e komplikuar dhe e përulur”, ka thënë ai.

“Shumë herë nuk kam pasur për të ngrënë, nuk kisha si të stërvitesha dhe duhej të ecja edhe për shtatë ose dhjetë kilometra”, ka përfunduar ylli i Real Madrid-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat