Ish-kapiteni i Chelseas godet Sarrin, deklaratë të ashpër ndaj tij

Futboll

Ish-kapiteni i Chelseas godet Sarrin, deklaratë të ashpër ndaj tij

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:23
Sarri

Ish-lojtari i Chelseas, Gary Cahill, ka folur në lidhje me kohën kur në krye të londinezëve ishte Maurizio Sarri dhe ai u injorua nga trajneri italian. Mbrojtësi ka pranuar se ka vuajtur nën drejtimin e tij. 

"Ne shkuam në gjysmëfinalen e botës në vitin 2018 dhe kështu që unë e humba fazën përgatitore të sezonit. Kjo mendoj se ishte arsyeja që ka ndikuar, pasi Sarri punoi shumë në taktikë, shumë fare dhe unë i humba të gjitha. 

"Të jem krejtësisht i sinqertë, marrëdhënia jonë në mes të sezonit ishte shkatërruar dhe nuk mendoj se do të rikuperohej. Është e vështirë të kesh respekt për disa nga gjërat që ai bëri, por kam shumë respekt për klubin dhe lojtarët. Si kapiten, si figurë e rëndësishme, të largohesha kur gjërat po shkonin aq keq nuk ishte diçka për t'u bërë", - tha ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat