Kryetari i klubit anglez: Muaji gusht do të na zërë pa asnjë cent, shkaku i koronavirusit

Futboll

Kryetari i klubit anglez: Muaji gusht do të na zërë pa asnjë cent, shkaku i koronavirusit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:49
Burnley

Kryetari i Burnley, Mike Garlick, e ka pranuar se klubi i tij do të mbetet pa para, nëse sezoni aktual i Premierligës nuk rinis deri në muajin gusht.

Ky sezon në ligën elitare angleze, njëlloj pothuajse si në të gjithë botën, është i pezulluar tani për tani për shkak të pandemisë koronavirus dhe tani kompletimi i tij është në dyshim serioz.

UEFA ka këmbëngulur se ligat vendore nuk duhet ta braktisin sezoni plotësisht akoma, sepse klube si Burnley do të përballeshin me probleme serioze financiare nëse ai nuk kompletohet.

“Çështja është se nëse ne nuk e kompletojmë sezonin dhe nëse nuk e nisim mirë sezonin e ri, atëherë ne si klub do të mbesim pa para prej muajit gusht. Ky është fakt”, ka thënë Garlick për Sky Sports.

“Unë nuk mund të flas për klubet e tjera dhe nuk e di gjendjen e tyre financiare, por mund vetëm të flas për klubin tonë dhe gjendjen tonë financiare”, shtoi ai.

“Prandaj ne jemi shumë, shumë të vendosur, që natyrisht kur të kthehet siguria, ta kompletojmë sezonin”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat