Ademi kontaktoi me përzgjedhësin

Futboll

Ademi kontaktoi me përzgjedhësin

Më: 5 prill 2020 Në ora: 12:58
Ademi kontaktoi me përzgjedhësin

Presidenti Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes së përgjithshme pas pandemisë Covid-19, e cila ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën, vendin ku jeton përzgjedhësi Challandes dhe një pjesë e madhe e diasporës shqiptare.

Me këtë rast, Challandes ia konfirmuar presidentit se është mirë me shëndet dhe se po qëndron në shtëpi me familjen e tij.

Ai i ka uruar presidentit Ademi që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe t’i kthehemi normalitetit, derisa ka uruar që stafi i Federatës dhe i gjithë populli i Kosovës të jenë më shëndet të mirë dhe ta kalojnë me sukses dhe pa pasoja këtë pandemi, duke kërkuar njëherësh që të kenë durim dhe këto ditë t’i kalojnë pranë më të dashurve të tyre.

Presidenti Ademi dhe stafi i federatës janë në kontakte të vazhdueshme edhe me futbollistët e Kombëtares dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë.

Po ashtu, presidenti Ademi përveç kontaktit të përditshëm me presidentin e FSHF-së, sot, ka kontaktuar edhe me homologët e tij nga Maqedonia, Rumania, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Qipro, ku janë shkëmbyer informatat në lidhje me gjendjen aktuale dhe për veprimet që do të ndërmerren në javët në vazhdim në koordinim të plotë me UEFA-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat