Nis bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin

Futboll

Nis bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:08
Nis bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin

Elseid Hysaj nuk ndihet i lumtur te Napoli dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet në verë, për të vazhduar te një skuadër tjetër.

Mbrojtësi shqiptar ishte një ndihmesë e madhe për Gatuzon, teksa mund të luante edhe në krahun e majtë edhe në të djathtë të mbrojtjes. Megjithatë me futbollistin që dëshiron largimin, drejtuesit po punojnë për të afruar një tjetër mbrojtës krahu.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “Sport”, Napoli ka nisur kontaktet me Barcelonën për mbrojtësin Zhunior Firpo.

Ky i fundit i pëlqen shumë italianëve, të cilët duan ta marrin në huazim me të drejtë blerje, ndërsa katalanasit kërkojnë shitje përfundimtare, për rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat