Ky është si dokument, që kurrë nuk e keni pa për Fadil Vokrrin! Ja çfarë shkruante ‘Dnevnik’!

Futboll

Ky është si dokument, që kurrë nuk e keni pa për Fadil Vokrrin! Ja çfarë shkruante ‘Dnevnik’!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:20
Fadil Vokrri

Është emocionuese, një fakt apo si një lloj dokumenti, një shkrim i vitit 1987 përkatësisht me 19 dhjetor, në gazetën e krahinës së Vojvodinës, “Dnevnik”, që botohej në Novi Sad, me titullin “Vokri vojnik u Novom Sadu”, që do të thotë: “Vokrri ushtar në Novi Sad”.

Ky shkrim, sigurisht që asnjëherë nuk është pa nga shqiptarët e Kosovës (aty këtu nga ndonjëri), sepse “Dnevnik” ishte gazetë nga Vojvodina dhe shkruante se Vokrri filloi shërbimin ushtarak me 18 dhjetor të vitit 1987!

Fadil Vokrri, atëkohë ishte qendërsulmuesi i Partizanit të Beogradit, që para një viti e më shumë kishte shkuar aty nga Prishtina.

Image

Dnevnik, me 18 dhjetor të vitit 1987!

Vokrri, legjenda e futbollit e Kosovës, kur përmendet emri i tij, gjeneratat e vjetra por edhe brezi i sotëm emocionohet deri në pikën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat