Skuadrat elitare të Gjermanisë mund ta mbyllin gjithçka në qershor

Futboll

Skuadrat elitare të Gjermanisë mund ta mbyllin gjithçka në qershor

Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:41
Skuadrat elitare të Gjermanisë mund ta mbyllin gjithçka në qershor

Ndërsa në Shqipëri shteti vazhdon të mos e mbështesë sportin dhe e ka marrë shumë lehtë këtë situatë, këmbana të forta alarmi po bien në Gjermani. Që në ditën e djeshme është raportuar se 4 skuadra vetëm nga Bundesliga dhe shumë të tjera nga ligat më të ulëta, janë duke rrezikuar falimentimin.

Skuadrat elitare të Gjermanisë mund ta mbyllin gjithçka në qershor dhe të mos ketë mundësinë e likuiditetit, ndërsa ato që janë pjesë e ligave të tjera, e shpallin falimentin në qershor. Për këtë arsye, zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Koch, ka deklaruar se nëse nuk do të ndërhyjnë nga politika, situata do të përkeqësohet shumë dhe do të prekë 25 mijë klube amatore në Gjermani.

Pra duhet të kuptohet se nuk janë vetëm skuadrat që ne shohim në përditshmëri ato që jetojnë, por futbolli lidhet zinxhirë dhe më së shumti janë akademitë që do ta përjetojnë më keq krizën nga COVID-19.

E kur flitet në këtë gjuhë në Gjermani, imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Shqipëri pa përkrahjen e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat