S’mund të martohesh dy herë me të njëjtën grua

Futboll

S’mund të martohesh dy herë me të njëjtën grua

Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:54
Zidane

Një sezon me ulje-ngritje, ai i Real Madrid-it të Zinedine Zidane. Në luftë për La Liga-n kundër Barcelona-s dhe akoma në arë  për kualifikimin në çerekfinalet e Champions League pavarësisht humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Manchester City-t.

Por është pikërisht mungesa e vazhdimësisë në rezultate që  nuk ka bindur ish-futbollistin Midon, i cili ka ngritur disa dyshima mbi kthimin e Zidane në drejtim të Los Blancos në një intervistë për AS.

“Real Madrid më pëlqen shumë si skuadër, madje them se është skuadra ime e preferuar në La Liga”. Dhe ndoshta ëshhtë pikërisht për këtë arsye pse ish-sulmuesi është shumë kritik me merengues:

“Sipas mendimit tim, kthimi i Zidane nuk ka sjellë asgjë për Real-in. Siç thuhet në këto raste ‘mos u marto dy herë me të njëjtën grua”, ka thënë Mido.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat