Demiri mbetet pa skuadër

Futboll

Demiri mbetet pa skuadër

Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:36
Demiri mbetet pa skuadër,

Pas Ermir Lenjanit një tjetër futbollist shqiptar ka mbetur pa skuadër pas emergjencës së koronavirusit, për shkak të krizës ekonomike që po kalojnë klubet gjatë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për Besir Demirin i cili në datën 1 maj do të jetë një lojtar i lirë pasi do të largohet nga skuadra sllovake e Zilinas.

Demirit dhe disa futbollistëve të tjerë të ekipit u është kërkuar të ulin pagat në masën 70%, siç e ka konfirmuar vetë ai në një intervistë, por ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës nuk ka pranuar dhe nga 1 maji do të jetë lojtar i lirë në treg.

“Më është thënë se gjysma e lojtarëve është e liruar nga klubi. Njëherë na është thënë që do ulim pagat në 70% dhe pasi nuk po pranonin disa lojtarë, për dëmin e madh, në ditët në vijim na ka ardhur urdhëri që në 1 maj do të largohemi. Ata lojtarë që nuk pranuan uljen e pagës do t’i marrin lekët e plota deri në 1 maj dhe do ikim”.

Besir Demiri kishte vetëm një sezon që ishte bërë pjesë e Zilinas teksa në këtë sezon ka luajtur në total 21 ndeshje duke shënuar dhe 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat