Akuzojnë francezët

Futboll

Akuzojnë francezët

Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:59
Akuzojnë francezët

Ndeshjet e futbollit në “Champions League” që janë luajtur në kohët e fundit, po konsiderohen si bomba biologjike për të shpërndarë koronavirusin, në zonat më të prekura tanimë dhe shtetet më të mëdhaja. Pas akuzës për ndeshjen Atalanta-Valencia, këtë herë i vjen radha Juventusit.

Ish-mjeku i Lionit, Marcel Garrigou-Grandchamp është i bindur se pacienti zero mund të quhet kjo ndeshje.

Sipas tij ardhja e Juventusit me tifozë në këtë transfertë ndikoi në përshkallëimin e situatës. Tashmë mjeku i dalë në pension shprehet për mediat franceze dhe tregon bindjen e tij se tifozët e ardhur nga Italia ndikuan menjëherë në infektimin me Koronavirus për popullatën në këtë vend të Francës.

E aktualisht ky shtet është tek 5 më të prekurit, me rreth 90.000 të infektuar. Një akuzë direkte që lidhet jo vetëm me Italinë, por edhe me shtetin e Francës, që nuk u tregua e kujdesshme në atë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat