Van Dijk zgjedh pesë futbollistët më të mirë në Premierligë

Futboll

Van Dijk zgjedh pesë futbollistët më të mirë në Premierligë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:25
Van Dijk

Ederson, Laporte, De Bruyne, Son dhe Aubameyang janë futbollistët e preferuar të  Van Dijk

Kapitenit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, i është kërkuar që të zgjedhë pesë futbollistët e preferuar në Premierligë, që nuk janë në ekipin e tij.

Ai pa hezituar ka zgjedhur Ederson, Laporte dhe De Bruyne (Manchester City), Son (Tottenham) dhe Aubameyang (Arsenal).

Ederson (Manchester City): “Është portier i Jashtëzakonshëm. Në këto momente ka shumë portier të mirë, por besoj se ai është më i mirë se të gjithë. Alisson, i Liverpoolit, vazhdon të jetë numër një për mua”.

Aymeric Laporte (Manchester City): “E ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është për ekipin e tij. Është shumë i mirë në mbrojtje dhe për këtë e kam zgjedh”.

Kevin De Bruyne (Manchester City): “Nuk kam çfarë të flas shumë për të. Në radhë të parë është tip i mirë, dhe lojtar fantastik. Ai i sheh gjërat në mënyra të ndryshme”.

Son (Tottenham Hotspur): “Është lojtar i shpejt, i fortë dhe e di se çfarë mund të japë, mbrohtësit i frikësohen. Është i jashtëzakonshëm”.

Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal): “E kam zgjedhur për gjithçka që ka treguar përgjatë gjithë sezonit. Ka formuar dyshe fantastike me Lacazette. Mund ta kisha zgjedhur edhe Agueron, është sulmues fantastik dhe e ka dëshmuar me numrat që ka te Manchester City”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat