Thiago Silva po interesohet për një rikthim në Milan

Futboll

Thiago Silva po interesohet për një rikthim në Milan

Më: 5 prill 2020 Në ora: 22:19
Thiago Silva

Thiago Silva po interesohet për një rikthim në Milan.

Kontrata e tij me PSG skadon këtë qershor, andaj raportohet se ai mund të rikthehet në Serie A tek Milani.

Qendërmbrojtësi do të bëhet 36 vjeçar në shtator dhe pritet që ai të largohet në fund të këtij sezoni.

Ai u transferua në Paris Saint-Germain nga Milan për 42 milionë euro në korrik të vitit 2012. Braziliani nuk e ka feshur kurrë dashurinë e tij për kuqezinjtë dhe po planifikon një rikthim në San Siro, ashtu siç bëri Ibrahimovic në janar.

Sidoqoftë, Tuttosport pretendon se kërkesat për pagë të Thiago Silva mund të jenë të tepërta për pronarët e Milanit, Elliott Management.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat