“Koronavirusi mund t’i japë fund transferimeve marramendëse në futboll”

Futboll

“Koronavirusi mund t’i japë fund transferimeve marramendëse në futboll”

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:01
Neymar Jr

A do të ndryshojë gjithçka në futboll për shkak të koronavirusit?

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, pret që po. Ai beson se do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimeve të transferimeve të futbollistëve pas pandemisë koronavirus.

Marrëveshjet me vlerë mbi 100 milionë euro kanë qenë të zakonshme në katër vitet e fundit, me Neymar që u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur ai iu bashkua Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro.

“Edhe pse është e vështirë për të parashikuar, është e qartë se do të ketë ndryshime. Unë jam dakord me supozimin e Uli Hoeness që çmimi i transferimeve do të ulet. Kjo është thjesht logjike”, tha Hainer.

“Kur të ardhurat zvogëlohen, ka më pak para në qarkullim. Dhe natyrisht se kriza e koronavirusit do të vërehet edhe në jetën e përditshme të njerëzve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat