Agim Ademi me lajm të madh: Dy ardhje të reja në Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Agim Ademi me lajm të madh: Dy ardhje të reja në Kombëtaren e Kosovës

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:04
Agim Ademi

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për prurje të reja te Kosova.

Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli të Kosovësështë pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual.

Para ndeshjeve të radhës, presidenti Ademi ka folur edhe për ardhjet e reja te Kombëtarja e Kosovës.

Ai ka thënë në mes të tjerash se pret dy ardhje.

“Presim dy ardhje para ndeshjeve të radhës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Do të vijnë dy lojtarë, njëri nga Ferizaj dhe tjetri nga Mitrovica”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat