Tragjike: Doktori i klubit ku luan ylli i Kosovës, vret veten pasi ishte i infektuar me Covid-19

Futboll

Tragjike: Doktori i klubit ku luan ylli i Kosovës, vret veten pasi ishte i infektuar me Covid-19

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:30
Arbër Zeneli

“Le Parisien” ka zbuluar ditën e sotme lajmin e hidhur të vetëvrasjes së doktorit Bernard Gonzalez të klubit të Ligue 1, Stade de Reims.

Mjeku i klubit francez, ku luan edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, siç duket ka lënë edhe një dorëshkrim ku shpjegonte arsyet se pse kishte vendosur t’i jepte fund jetës.

Gonzalez, 60-vjeçar, së fundmi kishte dalë pozitiv me Covid-19 dhe kishte dy javë që po luftonte në izolim.

Image

Arsyet e vetëvrasjes së tij mbeten një mister, pasi edhe përmbajtja e letrës që i ka lënë familjes është ende e pazbardhur.

Presidenti i klubit francez, Jean-Pierre Caillot, tha se ka mbetur “i shokuar dhe pa fjalë nga ky lajm”. Ai theksoi se Gonzalez ishte për 20 vite pjesë e klubit dhe “e kreu detyrën e tij me entuziazëm të madh dhe profesionalizmin më të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat