Liga belge kërkon aprovimin e UEFA-s për anulimin e kampionatit

Futboll

Liga belge kërkon aprovimin e UEFA-s për anulimin e kampionatit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 01:05
Club Brugge

Pro League e Belgjikës po përpiqet të anulojë ligën për sezonin 2019/20 për shkak të krizës koronavirus dhe janë në bisedime me UEFA për këtë çështje.

Plani i tyre është që drejtuesit aktual Club Brugge të kurorëzohen kampionë.

UEFA, megjithëse, e konsideron një vendim të tillë si të parakohshëm, e sheh si një zgjidhje mes një situate alarmante, transmeton lajmi.net.

Presidenti i trupit drejtues Aleksander Ceferin do të flasë me presidentin e federatës belge Mehdi Bayat për situatën.

Organizata e futbollit evropian mund të mos lejojë një veprim të tillë, pasi mund t’i prish balancet me kampionatet e tjera – megjithatë vendimi pritet të merret shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat