Rrëfehet Cana: Kjo ishte ndeshja më e veçantë, do të doja ta kishim një kombëtare

Futboll

Rrëfehet Cana: Kjo ishte ndeshja më e veçantë, do të doja ta kishim një kombëtare

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:41
Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana në një lidhje me “Fan Zone”, ka folur për disa çështje mjaft interasante. Nga Roma aty ku qendron me familjen e tij, Cana zbulon ndeshjen më emociunese të karrierës së tij me Shqipërinë, gjendjen e pandemisë së Covid-19 si dhe planet për të ardhmen.

“Situatën po e përjetoj si shumica, me familjen time. Po mundohemi ta kalojmë këtë karantinë në mënyrë sa më të mirë, duke luajtur me djalin e vogël, i cili është përmirësuar shumë në disa aspekte. Më ka ndodhur që kur lashë futbollin, e kisha shumë të vështirë dhe kam shijuar jetën, ku kam shtuar 14 kile, që akoma i kam.

Ndeshja me Greqinë apo me Armeninë, kë keni përjetuar më shumë? Janë momente të ndryshme, me emocione të ndryshme. Veçoj 3 momente në karrierën time. Ndeshja në Kosovë në 2002, ndeshja me Zvicrën në Gjenevë që ka qenë ndeshje ime e parë. Ndeshja me Greqinë gjithashtu. Nga ndeshja me Armeninë më shumë emocione, pasi përfunduam një rrugëtim shumë të gjatë.

Rrugëtimi juaj në Europian? Do kisha dëshira që të isha më shumë protagonist, që të shkonim edhe më tej. Pasi kemi zhvilluar ndeshje shumë të bukura. Në fillim me Zvicrën në Francë, kishim shumë presion. Më ka ngelur peng ndeshja në Marsejë sepse luajtëm shumë mirë. Para ndeshjes me Rumaninë, iu thashë çunave që do largohem nga Kombëtarja dhe nuk doja të ishte me Rumaninë, por të kalonim më tej, pasi e meritonim.

Drejtor sportiv në të ardhmen? Nuk është diçka që do e hiqja nga planet e mia. Kam dëshirë që të jem pjesë e sportit. Duke qenë botë e sportit ke më shumë fusha. Ndoshta nuk i dihet, pse jo, Marseja është klubi im i zemrës. Ndarja nga jeta e ish-presidentit te Marsejës më ka prekur shumë, sa kam fjet shumë pak atë natë.

Do të doja shumë që të kishim vetëm një kombëtare dhe të përfaqësohet me vetëm një shtet. Kemi pasur mundësinë, kur sporti mund të ishte një pikë bashkuese dhe këtë kemi bërë. Kemi dhënë mesazhe, se kjo është Shqipëria dhe t’i tregojmë botës së ne nuk jemi të ndarë.

Nuk e kam pasur kurrë në mendje të bëhem president i Federatës. Gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin dhe të jap vetëm mesazhe pozitive. Por në të ardhmen nuk i dihet, ndoshta edhe mund të ndodhë. Nuk mendoj se jam i aftë për atë gjë.

Deklarata e Edi Ramës? Këtë nuk e kam dëgjuar. E vërtetë që kemi pësuar shumë gola në fund, por ky është edhe një mesazh se ia kemi dalë dhe tani mund të bëjmë të njëjtën gjë.

Lojtari më i talentuar në Kombëtare? Kam pasur fatin të luaj me një gjenerata të madhe. Ka pasur lojtarë të ndryshëm, por le të themi se më kanë pëlqyer cilësitë e Ervin Skelës”, u shpreh Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat