Serie B: Mesfushori i klubit të Venezias infektohet me koronavirus

Futboll

Serie B: Mesfushori i klubit të Venezias infektohet me koronavirus

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:14
Antonio Junior Vacca

Në Serie B është regjistruar rasti i parë me koronavirus, pasi mesfushori i Venezia, Antonio Junior Vacca testoi pozitiv.

Vacca po qëndron në vetëizolim dhe gjendja e tij po përmirësohet, kurse vlen të ceket se 29-vjeçari nuk shfaqte simptoma.

“Në ditët në vijim, klubi do të vendosë masat e nevojshme për të kontrolluar shëndetin e anëtarëve dhe punonjësve të tjerë të ekipit të parë,” shkruan klubi i Venezia në një deklaratë.

Vacca kishte bërë 9 paraqitje për klubin e Venezias, përpara se sezoni të ndërprehej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat