Casillas: ‘Kur të mbarojë ky makth, duhet t’i marrim të gjitha legjendat për një ‘El Clasico’ të cilësisë së mirë’

Futboll

Casillas: ‘Kur të mbarojë ky makth, duhet t’i marrim të gjitha legjendat për një ‘El Clasico’ të cilësisë së mirë’

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:45
Casillas

Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës ishte ndoshta në kulmin e saj gjatë viteve 2000 dhe fillimit të vitit 2010.

Dhe tash duket se yjeve po iu mungon koha kur luanin kundër njëri – tjetrit. E gjitha kjo  filloi kur La Liga postoi një video përmbledhëse të Xavit gjatë kohës së tij në Barcelonë.

Ku kjo bëri që të reagojnë edhe Iniesta e Pyol duke thënë se poi u mungon koha kur luanin më njëri – tjetrin.

Për t’iu bashkangjitur pastaj edhe postimi i Iker Casllas, i cili shkroi: “Kishte pak nga gjithçka … por çfarë dreqin ndodhi!

“Kur të mbarojë ky makth, duhet t’i marrim të gjitha legjendat së bashku për një ‘El Clasico’ të cilësisë së mirë.

Të shohësh legjendat si: Ronaldinho, Iniesta, Zidane dhe Ronaldo do të ishte thjeshtë një ëndërr.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat