Këto dy ekipe favorite për t’i siguruar shërbimet e Willian

Futboll

Këto dy ekipe favorite për t’i siguruar shërbimet e Willian

Më: 7 prill 2020 Në ora: 08:28
Willian

Ylli brazilian i futbollit, Willian, tashmë disa vite pjesë e Chelsea, pritet të largohet nga ‘Stamford Bridge’, gjatë merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Paris Saint Germain dhe Barcelona po prijnë garën për shërbimet e anësorit brazilian.

Marrëveshja e brazilianit skadon në fund të këtij sezoni, por përkundër se ai dëshiron qëndrimin në Londër, ai lidhet me një numër skuadrash.

Raportohet edhe se Willian mund të ndihmojë në ndonjë lëvizje që Chelsea mund të bëjë për Philippe Coutinho.

Barcelona kërkon shërbimet e lojtarit tash e disa vite, por asnjëherë nuk bindi dot atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat