Muller rinovon me Bayernin deri në 2023

Futboll

Muller rinovon me Bayernin deri në 2023

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:17
Muller rinovon me Bayernin deri në 2023

Pasi raportimeve se Thomas Muller ka vendosur të zgjasë kontratën me Bayern Munchen sot gjithcka është bërë edhe zyrtare.

Përmes postimeve në rrjetet e tij sociale, sulmuesi gjerman njoftoi se ka rinovuar deri në vitin 2023 me Bavarezët.

"Sot mund të njoftoj se kam zgjatur kontratën time me FC Bayern Minich deri në 30.06.2023", shkroi ai. 
"Dy të tretat e jetës sime kanë qenë tashmë me FC Bayern dhe ne gjithmonë luftojmë për njëri-tjetrin".

"Ky ekip nuk është vetëm punë për mua. Është pasioni im".

"Jam i lumtur që do të jem këtu edhe dy vjet dhe të vazhdoj të jap gjithçka që të kemi sukses", njoftoi Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat