Milan vihet pas sulmuesit të Manchester Cityt

Futboll

Milan vihet pas sulmuesit të Manchester Cityt

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:18
David Silva

David Silva do të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni, për të nisur një aventurë të re larg nga “Etihad”.

Spanjollit i përfundon kontrata me “Qytetarët” dhe skuadra e radhës për të cilën ai do të firmosë do të ketë mundësinë që ta afrojë me parameter zero.

Pikërisht nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë edhe drejtuesit e Milanit, që janë gati t’i bëjnë një ofertë spanjollit. Gjithashtu një destinacion i mundshëm për David Silvan mund të jetë Katari ndërkohë që Valencia mendon ta kthejë në “Mestalla”.

Sipas “Corriere dello Sport, kuqezinjtë ishin të parët që u takuan me agjentin e lojtarit, duke u interesuar nëse ka ndonjë mundësi për të nënshkruar mespanjollin gjatë verës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat