Vdekja tragjike e mjekut të skuadrës, ja si e kujton Zeneli

Futboll

Vdekja tragjike e mjekut të skuadrës, ja si e kujton Zeneli

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:21
Vdekja tragjike e mjekut të skuadrës, ja si e kujton Zeneli

Klubi i Reims është në zi. Klubi francez ka njoftuar se mjeku i skuadrës, Bernard Gonzalez, ka ndërruar jetë.

Sipas 'La Parisien', ai bëri vetëvrasje pasi kuptoi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai vdiq si 60-vjeçar.

Në Reims luan edhe futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili është shprehur tejet i dëshpëruar: "Agjenti im ma dërgoi lajmin. Pas kësaj më kontaktoi edhe kapiteni i skuadrës, duke më thënë se diçka ka ndodhur me mjekun".

"Më ka ndihmuar shumë gjatë periudhës sime me lëndim. Ai më dha energji pozitive. Ishte një person pozitiv dhe na ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Do ta kujtoj për mirë, pasi kemi punuar shumë bashkë. Ai ishte i mirë, i këndshëm dhe i përulur", shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat