Juventusi gati t’i japë duart futbollistit

Futboll

Juventusi gati t’i japë duart futbollistit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:26
Rugani

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Juventusit, që rezultoi pozitiv me Koronavirusin, duke futur në karantinë të gjithë ekipin.

Megjithatë tashmë më e keqja ka kaluar për mbrojtësin dhe italiani tashmë po përgatitet të kthehet në futboll, që ende nuk dihet kur do të rinisë.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ky do të jetë sezoni i fundit i Ruganit te “Zonja e Vjetër”. Drejtuesit bardhezi nuk duken të bindur me paraqitjet e futbollistit dh do të përpiqen ta largojnë në merkaton e verës.

Juventusi do i besojë të ardhmen e mbrojtjes, De Ligt dhe Demiral dhe në këtë mënyrë nuk ka vend për Ruganin, që duhet të gjejë një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat