Të pretendosh sot rinisjen e kampionatit me dyer të mbyllura

Futboll

Të pretendosh sot rinisjen e kampionatit me dyer të mbyllura

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:34
Moratti

Sugjerimi se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi zgjati vetëm disa orë. Pas fjalëve të Massimo Moratti për vullnetin e supozuar të drejtuesve ziklatër për të blerë “yllin” e Barcelonës, ish-presidenti bën menjëherë prapakthehu:

“Është ëndrra ime si tifoz, vetëm si tifoz, nuk komandoj më klubin , – deklaroi Moratti për “El Mundo Deportivon”. – Nuk kam folur kurrë për këtë me pronarin e ri. Megjithatë, një dyshe Messi-Lautaro do të ishte një magji e pastër”.

Nuk ka asnjë indicie serioze për nisjen e mundshme të bsedimeve për të veshur Messin zikaltër.  I penduar për mënyrën se si u shit deklarata e tij, Moratti shton:

“Edhe kur isha president e kam ndjekur  gjithmonë me admirim Messin, por,  e theksoj, nuk kam folur kurrë më pronarët e Interit .”

Ish-presidenti i Interit u pyet edhe për mundësinë e rifillimit të kampionatit:

“Futbolli është pasion, gëzim, duke shkuar në stadium me familjen. Të pretendosh sot rinisjen e kampionatit me dyer të mbyllura, nuk besoj se është në favor të këtij sporti. Tani ne duhet të mendojmë si ta kalojmë këtë pandemi dhe të sigurohemi që lojtarët tanë, të cilët janë sportistë elite, të kapin formën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat