Matthaus: Bayerni e humbet Neuer-in sezonin e ardhshëm

Futboll

Matthaus: Bayerni e humbet Neuer-in sezonin e ardhshëm

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:38
Matthaus: Bayerni e humbet Neuer-in sezonin e ardhshëm

“Manuel Neuer nuk ka gjasa të jetë te Bayern Munich sezonin e ardhshëm”. Kështu pretendon Lothar Matthaus, në kulmin e mosmarrëveshjes për rinovimin e kontratës së portierit të njohur. Pra, për legjendën bavareze, fituesi i Kupës së Botës do të largohet nga “Allianz Arena”. “Gardiani” i Gjermanisë ka shpresuar të sigurojë një marrëveshje të re afatgjatë me kampionët e Bundesligës, pork jo dëshirë nuk i është plotësuar nga klubi. 

Pavarësisht se është 34 vjeç, njeriu që ka luajtur nëntë sezonet e fundit me Bayern Munich, thuhet se ka kërkuar një kontratë të re 5-vjeçare nga punëdhënësi aktual. Këto kërkesa nuk janë përmbushur, me Neuer që do të dalë lojtar i lirë në verën e vitit 2021. Në vend që të rrezikojë ta humbasë falas, pasi të hyjë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes aktuale, Matthaus beson se Bayerni do të veprojë. 

Ai i tha “Sky Deutschland”: “Unë mund ta kuptoj dëshirën e Manuel për siguri dhe një kontratë të gjatë shumë të mirë. Por, pesë vite është një kohë e gjatë. Neuer nuk duhet të harrojë se sa besnik ishte Bayerni në çdo faze të karrierës së tij. Për të dyja palët do të ishte e mrekullueshme që bashkëpunimi të vijojë edhe disa vite më shumë. 

Ai së pari duhet të zgjasë për tri vite dhe, nëse është akoma i shëndetshëm, të bëjë kontratë tjetër. Personalisht mendoj se shenjat tregojnë për largimin e tij. Ai dëshiron të luajë më shpesh dhe më gjatë. Në dritën e cilësive të tij, kjo është e kuptueshme. Pritshmëritë që i vuri vetes ishin padyshim më të larta. Unë nuk mendoj se ende do të luajë në Mynih sezonin e ardhshëm”.

Lidhur me rinovimin e Thomas Muller deri në vitin 2023, Matthaus shton: “Nuk shoh ndonjë hapësirë për diskutime këtu. Sinqerisht, Thomas nuk i përshtatet asnjë klubi tjetër në botë më mirë se Bayernit. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat