Nuhiu kujton katër golat për Beverenin

Futboll

Nuhiu kujton katër golat për Beverenin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:49
Nuhiu kujton katër golat për Beverenin

Si sot dy dekada më parë, Arben Nuhiu kujton katër golat për Beverenin kundër Westerlos!

Ishte 8 dhjetor i vitit 1999. Luhej ndeshja e javës së pestë, në atë kohë Belgian Pro League, Beveren-Westerlo, e cila përfundoi me rezultat 4-0 për vendasit.

E të katër golat për Beverenin i shënoi sulmuesi shqiptar nga Shkupi, Arben Nuhiu. Katër gola për 13 minuta (70’, 72’, 75 dhe 84’), një rekord, sepse u shënuan për një periudhë shumë të shkurtër. Ky rekord i tij pas disa vitesh u thye nga sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandoëski, që shënoi pesë gola për 9 minuta kundër Wolsfburg.

Dy dekada më vonë, Arben Nuhiu (sot 48 vjec) për faqen e gazetarit sportiv Reshat Ibrahimi, tregon kujtimin e bukur.

“Ishte momenti më i rëndësishëm dhe më i përfolur për mua kur luaja për Beverenin në Belgjikë. Ishte dhjetor i vitit 1999, kur ndaj Ëesterlos i shënova katë gola për 13 minuta. Dmth prej minutës 70’ deri në minutën e 83-të. Fituam atë ndeshje me rezultat 4:0. Nuk besoja as vet. Ishte dicka që vetëm mund të ëndërrohet. Jam shumë krenar për golat, të cilët kanë mbetur në memorien time”, thotë Nuhiu, i cili jeton në Shkup.

Arben Nuhiu në fillim të karrierës së tij ka luajtur për Shkëndijën e Haracinës dhe më pas edhe për Slloga Jugomagnat nga Shkupi. Ai ka folur edhe për humbjet e dhimbshme nga Makedonija GJP në Shkup dhe disfatën dramatike në finale të kupës ndaj Cementarnicës.

“Në sezonin 1993/1994 me Shkëndijën e Haraçinës luanin kundër Makedonija Gjorce Petrovit në Shkup. Ishte ndeshje për inkuadrim në në Ligën e parë të Maqedonisë. E humbëm ndeshjen pas shumë problemeve, kartonëve të kuq. Mund të thuhet se ishte ngritur në këmbë një shtet i tërë kundër nesh”.

“Ndërsa me Sllogën në sezonin 2002/03 luajtëm një finale të çmendur për kupë kundër Cementarnicës, 4: 4. I pata shënuar dy gola. Mirëpo, në penallti humbëm 3-2. Ishte një ndeshje maratonike që zgjati katër orë”, tregon Arben Nuhiu për gazetarin e sportit Reshat Ibrahimi.

Arben Nuhiu ka lindur me 27 shkurt të vitit 1972 në Shkup. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube si: Shkëndija Haracinë (1992-94), Slloga JM (1994-95), Hajduk Split 1995-1997), Beveren (1997-2000), Yozgatspor (2001-2002), Slloga JM (2000-2005), Vardar (2005-2006), Besa Kavajë (2006-2007), Elbasan (2008), Shkëndija Tetovë (2008-2009), Vardar (2009-2010). Nga sezoni 2003-2005 ka luajtur për përfaqësuesën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat