Cavani e ka zgjedhur skuadrën e re

Futboll

Cavani e ka zgjedhur skuadrën e re

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:25
Cavani e ka zgjedhur skuadrën e re

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, që prej kohësh është përfolur se ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin, duket se është i destinuar për t’u bërë pjesë e Penarolit në Uruguai. 

E mbështet këtë version Cristian Rodriguez, kapiten i klubit me bazë në kryeqytetin Montevideo, në një program televiziv në vendin latino-amerikan.

“Kam autorizimin e Edit për ta thënë, merreni në telefon dhe pyeteni. Po vjen te Penaroli dhe nuk mund të shtoj asgjë më shumë.”
Cavani ditët e fundit u duk se kishte përfunduar në “radarët” e Napolit, klub ku “El Matador” ka shkëlqyer në periudhën 2010-2013. Uruguaianit i skadon kontrata me PSG-në dhe nuk ta rinovojë atë. Përgjatë 7 sezoneve në Paris Cavani ka shënuar 200 gola në ndeshjet zyrtare, katër rrjeta i përkasin sezonit aktual 2019-2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat