Mësohet e ardhmja e Icardit

Futboll

Mësohet e ardhmja e Icardit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:50
Mësohet e ardhmja e Icardit

Muaro Icardi është i huazuar për momentin nga Inter te PSG, me këta të fundit që kanë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 70 milionë euro.

Argjentinasi ka pasur paraqitje të mira me kampionët e Francës dhe për këtë arsye drejtuesit e PSG kanë vendosur që të paguajnë 70 milionë euro tek arkat e Interit dhe të sigurojnë përfundimisht kartonin e Icardit.

Lajmin e bëjnë të ditur edhe në Francë, po ashtu edhe në Itali.

Pengesa e fundit është Wanda Nara (gruaja dhe menaxherja e futbollistit), e cila preferon më shumë Milanon se sa Parisin, por në gjë e tillë duket se do të zgjidhet, me Icardin që do të konfirmohet parisien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat