Me zemra të thyera, homazhe para varrit të lojtarit 36-vjeçar të Kosovës, që vdiq para pak ditëve!

Futboll

Me zemra të thyera, homazhe para varrit të lojtarit 36-vjeçar të Kosovës, që vdiq para pak ditëve!

Nga: K. G. Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:12
Me zemra të thyera, homazhe para varrit të lojtarit 36-vjeçar të Kosovës, që vdiq para pak ditëve!

Para pak ditëve ndërroi jetë ish futbollisti i Lepencit nga Kaçaniku, Trimor Shurdhani, duke tronditur jo vetëm Kaçanikun por tërë Kosovën e më gjerë.  Sot kanë bërë homazhe para varrit të Trimorit, që ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare.

“Homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i Trimor Shurdhanit. Sot, në emër të Kryesisë së KF Lepencit, sekretari i Klubit z. Shemsedin Abazi dhe ish bashkëlojtarët e KF Lepencit, Burim Fera dhe Sheremet Livoreka bënë homazhe dhe vendosën kurorë pranë varrit të ish lojtarit të KF Lepencit-Trimor Shurdhani, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij dhënë Klubit tonë!

Edhe njëherë ju shprehim Ngushëllime më të sinqerta Familjes së Trimorit si dhe bashkëlojtarëve, miqve dhe shokëve të tij.
Zoti iu dhashtë forcë, durim dhe ua lehtësoftë dhimbjen!

Lusim Zotin e Madhëruar ta shpërblen me Xhenet Trimorin!”, shkruan në faqen e KF Lepencit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat