Minala: Historia e trishtë e talentit me pamje 40-vjeçari! Duhet të firmoste në Kinë, por…

Futboll

Minala: Historia e trishtë e talentit me pamje 40-vjeçari! Duhet të firmoste në Kinë, por…

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:33
Joseph Minala

E mbani mend Joseph Minala? Përpara disa vitesh, më saktë në vitin 2013, mbërriti në Itali te Lazio dhe u përfshi te ekipi i moshave pasi ende nuk ishte mazhoren (vetëm 17 vjeç). Por, menjëherë do të nisnin një lumë akuzash në lidhje me misterin e moshës së tij, pasi pamja e afrikanit ishte si ajo e një 40 vjeçari dhe kurrësesi 17 vjeç.

Këtu nisën problemet dhe kalvari.Lazio u mundua ta mbronte dhe madje publikoi edhe çertifikatë lindje por shumë pak e besuan. Djaloshi shkoi në huazim në Serie B dhe pas 5 eksperiencash u kthye në Romë për t’u ribashkuar me Lazion, që ndërkohë e kishte jashtë projektit. Kështu, u arrit akord me ekipin kinez Qingdao Huanghai FC, skuadër e Chinese Super League, huazim deri në 31 dhjetor 2020, pra në fund të këtij viti.

Por, problemi është se kampionati në Kinë është i bllokuar për shkak të Koronavirusit, ashtu si edhe Minala, që ka mbetur mes katër rrugëve. Dhe, sot Minala është 23 vjeç, nuk është shaka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat