Hysni Muzlija - kontribuoi në kohërat më të rënda

Futboll

Hysni Muzlija - kontribuoi në kohërat më të rënda

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:35
Hysni Muzlija - kontribuoi në kohërat më të rënda

Kush më shumë e kush më pak kontribuan në kohërat më të rënda, në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit.

Mijëra sportistë të Kosovës, së bashku me popullatën shqiptare, iu kundërvunë agresorit serb dhe zhvilluan aktivitetet e tyre në sferat e ndryshme në kuadër të Republikës së Kosovës. Hysni Muzlija, i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai në ato kohërat ka qenë ndër futbollistët më të talentuar edhe pse në moshë të re asnjëherë nuk u ndal, nuk u tremb as nga shantazhet e as nga kërcënimet që i vinin nga pushtuesi serb, por vazhdojë rrugën e tij, duke luajtur për Besën e Pejës në garat e Republikës së Kosovës.  

Muzlija është i lumtur për kontributin që dha atëkohë dhe sot e sheh ndryshe futbollin e Kosovës, ku luajnë në stadiume dhe në garat evropiane, ndërsa në atë kohë luanin në fusha të improvizuara e vazhdimisht të përndjekur nga regjimi kriminal serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat