Manchesteri kërcënon Liverpoolin dhe Juven, futet në garë për talentin spanjoll

Futboll

Manchesteri kërcënon Liverpoolin dhe Juven, futet në garë për talentin spanjoll

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:49
Ferran Torres

Manchester United hedh sytë nga talentet e së ardhmes dhe sipas mediave angleze, është futur në garë për të siguruar shërbimet e Ferran Torres, për të cilin interesohen prej kohësh Juventus dhe Liverpool.

Xhevahiri spanjoll ka një kluazolë lirimi rreth 110 milionë euro dhe United duket se është gati ta paguajë një shifër të tillë, në mënyrë që ta shohë 20-vjeçarin në “Old Trafford”.

Gjithsesi, Ferran Torres mbetet një alternativë e Jadon Sanchos, pasi dihet që prioritet i Manchester në merkaton e verës është anglezi. Në rast se transferimi i Sanchos nuk finalizohet, atëherë do të përqendrohen të gjithë forcat te spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat