Solskjaer ofertë të majme për yllin e Serie A, Tare i lëkundur

Futboll

Solskjaer ofertë të majme për yllin e Serie A, Tare i lëkundur

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:59
Solskjaer

Manchester United po mendon për merkaton e verës. "Djajtë" kanë piketuar futbollistin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Ekipi anglez ka bërë me dije se po mendon seriozisht që të rrëmbejë futbollistin. 

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mendon për të arritur te futbollisti dhe ka gati një ofertë të majme. Ai do të paguajë 120 milionë euro për të bindur Igli Taren.

Lazio me shumë mundësi do ta pranojë një ofertë të tillë. Serbi kërkon të bëjë hapin e madh në karrierë, ndërsa në krahun tjetër besohet fort se dhe Lazio mbush arkën me këtë lëvizje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat