Nuk ka ndeshje më shpesh se çdo 72 orë

Futboll

Nuk ka ndeshje më shpesh se çdo 72 orë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:22
Nuk ka ndeshje më shpesh se çdo 72 orë

Nuk ka ndeshje më shpesh se çdo 72 orë.

.Federata Spanjolle Futbollit, pas një mbledhje me përfaqësues të La Ligës dhe të Shoqatës së Futbollistëve, ka hedhur poshtë idenë e të zhvilluarit të ndeshjeve çdo 48 orë, për të mbyllur kampionatin në një afat sa më të shkurtër.

Futbolli në Spanjë po përgatitet për rikthimin në fillim të muajit qershor dhe ditët e fundit ishte hedhur ideja e zhvillimit të ndeshjeve çdo 48 orë, për të mbyllur sa më shpejt këtë sezon dhe për të rinisur përgatitjet për tjetrin.

Por në mbledhjen e sotme u vendos që të mos luhet ndeshje më shpejt se çdo 72 orë, duke vënë si prioritet shëndetin e futbollistëve. Ky vendim është dakordësuar edhe me ligën, edhe me Shoqatën e Futbollistëve, që ishin shprehur kundër idesë për të luajtur çdo 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat