Mos e harroni një fakt për Afrim Tovërlanin, dikujt mund t’i dhemb koka

Futboll

Mos e harroni një fakt për Afrim Tovërlanin, dikujt mund t’i dhemb koka

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:08
Afrim Tovërlani

Sot Superliga e Kosovës ka vetëm një kryetrajner të ish gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta. 

Ai është Afrim Tovërlani! 

Në vitet e 80-ta futbolli në Kosovë ka qenë në kulm dhe Prishtina për pesë vite rresht (1983-1988) garoi në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë, e cila kishte shkaktuar tërmete në Beograd, Zagreb, Split etj!

Image

Tovërlani në mes

E para, Tovërlani është trajneri më i trofeshëm në vend dhe nuk është edhe rastësisht! 
A e dini pse?

Sepse Tovërlani ka qenë prej futbollistëve më të shkolluar të asaj kohe dhe vlerësohej si talenti më i madh në ish Jugosllavi.
E dyta, në moshë aq të re, në vitin 1985-1986, të jesh në mesin e “ujqve”, emrave të mëdhenj, siç ish kapiteni, i ndjeri Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Zoran Batroviqi, Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rade Zallad, i ndjeri Faton Domi, i ndjeri Favzi Rama, Shukri Paçarada, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Agim Cana, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi, Rifat Mehinoviq, Neshet Zhaveli, Arbnor Morina etj. padyshim se u dashtë të jesh lojtar super i mirë! 

Image

Afrim Tovërlani është në rreshtin e parë ulur, i gjashti 

E treta, Tovërlani ka zhvilluar disa ndeshje në ligën e parë ish jugosllave, pastaj edhe në ligën e dytë dhe i takon kohës së Ardian Koznikut etj! I takon Gjeneratës së Artë dhe pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, me gjithë ofertat e majme nga disa klube ish jugosllave, ai nuk u luhat për asnjë çast dhe nuk ka pranuar të vesh fanellën e ndonjë ekipit që vazhdonte të luante në ligën e ashtuquajtur Jugosllavi, që përbëhej nga Serbia, Mali i Zi dhe Vojvodina. Të gjitha ofertat e dhjetëra mijëra marka i kishte refuzuar! 

Tovërlani, si lojtar profesionist iu bashkua Kampionatit të Republikës së Kosovës (1991), fillimisht në Flamurtar të Prishtinë, për një kohë shumë të shkurtër, tani sërish u kthye në klubin e madh Prishtina. Tovërlani shkëlqeu si futbollist edhe pasluftës dhe është njeriu më i merituar për sukseset e Prishtinës dhe që i dha shkëlqim futbollit të Kosovës, sot meriton medaljen e artë presidenciale për mundin, sakrificën dhe që kurrë nuk ia ktheu shpinën vendlindjes, ka luajtur në baltë e në fusha të improvizuara, që mund të quhet edhe si ushtar i vijës së parë të frontit.

Image

Tovërlani i pari majtas në këmbë

Tovërlani sot është kryetrajner i Feronikelit nga Drenasi. Përvoja e tij si futbollist, u bart edhe si trajner dhe më i suksesshmi në 21 vitet e fundit. Ai ka më së shumti tituj. Tovërlani është shpallur 4 herë kampion, 3 tituj me Prishtinën dhe 1 me Feronikelin. Askush nuk e ka arritur suksesin e Tovërlanit deri me tash.  Kjo karrierë e bujshme e tij e me suksese, dikujt mund t’i dhemb edhe koka, por duhet të pranojnë si vlerë të madhe sportive që kemi dhe t’i përkulen.

Image

Kur Tovërlani festonte titullin me Feronikelin

Sot është nder që në elitën e futbollit të Kosovës, kemi Tovërlanin, i njohur si “Toki” apo trajneri më i trofeshëm në vitet e pas luftë.

Kjo është një dëshmi, që angazhimi i kuadrove të viteve të 80-ta mund të na sjellë më shumë cilësi e suksese, sesa që investojmë aq shumë para në trajnerë nga shtetet e jashtme dhe nuk lanë asnjë gjurmë me përjashtim të Zekirija Ramadanit, që vërtet meriton komplimente dhe është shembull i punës e i sukseseve.

Image

Tovërlani, i pesti në këmbë në kohën e okupimit

Shembulli më i mirë është Tovërlani, që vije nga një klub me renome, siç është Prishtina apo djaloshi që atëkohë luante para 30 mijë shikuesve kundër skuadrave ish jugosllave, që dikush mezi gjente biletë në at periudhë për t’i pa lojërat e tij. Legjenda e Prishtinës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat