Neuer mund të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Futboll

Neuer mund të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:07
Manuel Neuer

Manuel Neuer nuk ka gjasa të jetë në Bayern Munich sezonin e ardhshëm, pretendon Lothar Matthaus.

Portieri gjerman ka shpresuar të marrë një marrëveshje të re afatgjatë me kampionët e Bundesligës, por kjo nuk ka ndodhur.

Pavarësisht se është 34 vjeçar, portieri që ka kaluar nëntë sezonet e fundit me Bayern thuhet se ka kërkuar një marrëveshje pesë-vjeçare nga klubi i tij aktual.

Megjithatë, kjo kërkesë e tij nuk është pranuar dhe portieri me shumë gjasë do të largohet nga bavarezët pas përfundimit të këtij edicioni.

“Unë mund ta kuptoj dëshirën e tij për siguri dhe një kontratë të gjatë. Por pesë vjet është gjithashtu një kohë e gjatë. Ai siç duhet përmendur nuk duhet të harrojë se sa besnik ishte FC Bayern në çdo fazë. Për të dy palët, do të ishte e mrekullueshme që Manuel të qëndrojë disa vjet më shumë”, tha Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat