Ish-presidenti i Interit vazhdon të këmbëngul se Messi do t’iu bashkohet zikaltërve

Futboll

Ish-presidenti i Interit vazhdon të këmbëngul se Messi do t’iu bashkohet zikaltërve

Më: 7 prill 2020 Në ora: 23:43
Leo Messi

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, vazhdon të këmbëngul se Lionel Messi mund t’i bashkohet klubit zikaltër, duke thënë se duke e njohur guximin e presidentit aktual Steven Zhang, ai do ta mendojë blerjen e tij.

Interi ishte përpjekur ta blinte Messin kur ai ishte në vitet e para të karrierës në Barcelonë, por argjentinasi pati zgjedhur të qëndronte në Camp Nou, në shenjë mirënjohjeje për atë që e kishte bërë klubi për të.

Moratt nuk e ka humbur shpresën asnjëherë se një ditë ëndrra do të bëhet realitet dhe patroni i tripletës e ka përsëritur pretendimin e tij.

“Duke e ditur guximin e Steven Zhang, ai sigurisht që ka menduar për këtë”, tha Moratti duke buzëqeshur kur u pyet për kalimin e Messit në Inter.

“Në fund të fundit, Messit do t’i mbarojë kontrata më 2021. Do të ishte e mrekullueshme të vijë ai dhe t’i japë jetë Serisë A si të tërë dhe më shumë shpresë Interit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat