Juventus, Realit: Ja sa kushton Ronaldo

Futboll

Juventus, Realit: Ja sa kushton Ronaldo

Më: 8 prill 2020 Në ora: 00:32
Cristiano Ronaldo

Juventus janë të gatshëm të lejojnë yllin e tyre, Cristiano Ronaldo të kthehet te ish klubi i tij, Real Madrid, për një çmim të volitshëm.

Sipas Corriere dello Sport, Juventus do të ishin në gjendje të pranonin një ofertë prej 50 milionë funte për portugezin, me gjigantin spanjoll të interesuar.

 Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha në botën sportive, dhe shumë klube janë duke u ballafaquar me telashe të shkaku i pagave të larta të futbollistëve.

Cristiano Ronaldo fiton 31 milionë euro në sezon te Juventus, dhe pas COVID-19, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, do të jetë sfidë jo e lehtë për të paguar këtë pagë.

Kujtojmë se Ronaldo pikërisht nga Real Madrid është transferuar te Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat