Kroos kundër

Futboll

Kroos kundër

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:10
Kroos kundër

Te Real Madridi po studiojnë mundësinë e uljes së pagave të skuadrës së parë në masën 12 deri 20%, por gjermani Toni Kroos nuk është dakord. Deklarata e tij e fundit ka nxitur polemika në Spanjë.  Mesfushori i “Los Blancos”, në një prononcim për podcastin SWR Sport, u shpreh:

“Mendoj se paga duhet të jepet e plotë dhe secili nga ne të bëjë atë që mendon me paratë që merr. Na kërkohet të ndihmojmë dhe ka shumë situata ku ndihma është e nevojshme. Ulja e pagës, për mendimin tim, është një dhuratë e padobishme, ose një donacion që i bëhet klubit.”  

Ky qëndrim i Toni Kroos ka shkaktuar zemërimin e opinionit publik në Spanjë. Duke folur për krizën që ka goditur shumë skuadra, gjermani shtoi:

“Ka shumë klube që nuk kanë të ardhura të planifikuara. Do të varet edhe nga zgjatja e ndalesës së futbollit. Nëse kthehemi në fushë në maj, sigurisht që klubet do t’i gjejnë zgjidhjet. Edhe diçka tjetër, nëse ndalesa do të zgjatë deri në dimër, mund ta imagjinoj se klubet do të jenë në vështirësi dhe një pauzë kaq e gjatë do ta ndryshonte krejtësisht futbollin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat