Shaqiri: Shpresoj që topi i futbollit do të nisë të rrotullohet sërish

Futboll

Shaqiri: Shpresoj që topi i futbollit do të nisë të rrotullohet sërish

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:56
Shaqiri: Shpresoj që topi i futbollit do të nisë të rrotullohet sërish

Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, e ka postuar një fotografi të tij nga derbi kundër Evertonit, kur kishte shënuar gol, për ta theksuar se sa shumë po i mungon futbolli dhe se shpreson që do të mundë të kthehet në fushën e lojës sa më shpejt.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Premierliga ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht ligën pa caktuar datë kthimi, duke shtuar kështu dyshimet se ka mundësi të anulohet sezoni dhe të mbetet Liverpooli pa titull.


Ky pretendim është bërë edhe më i fuqishëm pasi që liga e nivelit të parë të futbollit në Belgjikë, Jupiler Pro League, ka vendosur ta përfundojë sezonin para kohe. E përderisa në Belgjikë kampioni u shpall sipas renditjes aktuale në tabelë, Shaqiri po shpreson t’i kthehet fushës së lojës sa më shpejt.

“Më mungon kjo ndjenjë. Shpresoj që topi i futbollit do të nisë të rrotullohet sërish së shpejti. #qëndronitësigurt”, ka thënë Shaqiri, në postimin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat