Skenari i ri

Futboll

Skenari i ri

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:50
Skenari i ri

UEFA po ndërton tre skenarë për rinisjen e futbollit në Europë. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, zbuloi tri datat kryesore, për këtë: 29 maji, 6 qershori dhe 28 qershori. Por, ai që siguron konsensusin më të madh midis 55 federatave që e përbëjnë UEFA është skenari 2, me kampionatet që fillojnë nga e premtja e 5 qershor, në pothuajse të gjitha rastet, por pas dyerve të mbyllura.

Ky projeksion varet nga situata e “Coronavirus” dhe kërkon patjetër autorizimin e qeverive përkatëse, të cilat kanë parësor shëndetin e popullatës. 

Nëse kampionatet rfillojnë nga 5 qershori, kjo nënkupton përfundimin e sezonit para gushtit. Sidoqoftë, nuk do të ketë asgjë të sigurt deri në takimin e ardhshëm të UEFA-s , i cili është caktuar për në mes të majit. Skenari 2, i hartuar nga drejtori i UEFA-s, italiani Giorgio Marchetti, planifikon të fillojë më 5 qershor dhe, në rastin e Spanjës (ku ka 11 ndeshje për të shkuar deri në fund të kampionatit) duhet të luhet tetë fundjava të njëpasnjëshme dhe tri herë në mesjavë. 

Kjo do të mundësonte që java e fundit e La Liga-s të luhet të dielën e 26 korrikut, në një orar të unifikuar. Java pasuese do të ishte e lirë për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve, konkretisht të premten e 31 korrikut, ose të shtunën e 1 gushtit, mundësisht në këtë datë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat