Interi i gatshëm të shesë veteranin, për yllin shqiptar

Futboll

Interi i gatshëm të shesë veteranin, për yllin shqiptar

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:30
Interi i gatshëm të shesë veteranin, për yllin shqiptar

Diego Godin po përflitet se në fund të sezonit do të largohet nga Interi ndërsa mediat italiane kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i cili prej kohësh është një ndër të preferuarit e trajnerit të zikaltërve Antonio Contes.

Me shitjen e Godin, Interi i shpëton 20 milionë euro pagë, të cilat thuhet se mund t’i investojë për transferimin e mbrojtësit shqiptar, raporton "Calciomercato".

Kujtojmë që Godin ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat