Nuk do të jetë çështje konkurrence

Futboll

Nuk do të jetë çështje konkurrence

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:29
Suarez

Barcelona prej kohësh ka shprehur hapur dëshirën për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinezit. Nga ana tjetër, Interi po përpiqet që t’ua bëjë të qartë katalanasve se argjentinasi nuk është në shitje, por një deklaratë e Luis Suarezit duket se ka trëmbur jo pak zikaltarit. Suarez ka deklaruar se Lautaro është një futbollist i madh, një rrezik në sulm për çdo ekip.

“Lautaro është një lojtar i rritur shumë në Itali. Ka lëvizje të jashtëzakonshme dhe kjo na bën ta kuptojmë se është një sulmues i shkëlqyeshëm. Duhet të jemi të lumtur që Barcelona e dëshiron një lojtar të tillë, me të njëjtin qëllim si ne: të fitojë gjithçka. Ne të gjithë duam të rreshtohemi në të njëjtën anë, me konkurrencën e shëndetshme”.

Më tej sulmuesi i Barcelonës shtoi se ai është i kënaqur, që drejtuesit e klubit po përpiqen ta bindin argjentinasin të transferohet në “Camp Nou”.  Nuk do të jetë çështje konkurrence, pasi uruguaianit i skadon kontrata me Barcelonën në vitin 2021, pasi ka klauzolën e rinovimit automatik edhe për një sezon, nëse luan 60% të ndeshjeve:

“Ende nuk di asgjë për të ardhmen time, është e gjëja për të cilën mendoj më së paku tani. Për momentin, dua të respektoj kontratën që kam me klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat