Avni Duraku, kontribuoi në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Futboll

Avni Duraku, kontribuoi në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:09
Avni Duraku, kontribuoi në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Me mijëra e mijëra sportistë kontribuan kush më shumë e kush me pak në kohën e okupimit, në vitet e 90-ta, duke u ballafaquar me regjimin serb. Avni Duraku, i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë dhe me shumë shokë dhanë aq sa munden në kohërat më të vështira. 

Ai ndihet krenar që pati fat të jetë i Gjeneratës së Republikës, që zhvilluan garat në fusha të vështira, me pluhur, me baltë e të improvizuara por e mbajtën gjallë sportin në përgjithësi, në anën tjetër i rezistuan okupatorit serb.

Duraku është i lumtur që sot Kosova ka rritur nivelin e futbollit dhe më së miri po shihet me kombëtaren që kurrë nuk ka qenë më afër kualifikimit në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat