E mori si bast në janar, Interi e blindon me kontratën e re

Futboll

E mori si bast në janar, Interi e blindon me kontratën e re

Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:16
Interi

Kohë rinovimesh te Interi. Ashtu si lexohet te faqet e gazetës Tuttosport, pritet që lojtarët të cilët do të nënshkruajnë kontratat e reja janë Padelli, Berni dhe Young: anglezi, që u transferua në merkaton e janarit, do të rinovojë deri në vitin 2021 me një rrogë prej 3 mln eurosh në sezon.

Berni, edhe pse do të kishte dashur të qëndronte, megjithatë nuk do të pranojë rinovimin dhe kështu që në vend të tij do të kalojë Padelli, duke hapur vendin për një portier të dytë, pra me Sepe, Radu dhe Musso si alternativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat