Reali me vendim qesharak për pagat

Futboll

Reali me vendim qesharak për pagat

Më: 8 prill 2020 Në ora: 20:21
Real Madrid

Real Madrid ka arritur një akord me futbollistët, stan teknik dhe drejtuesit si të skuadrës së futbollit, ashtu edhe atë të basketbollit për reduktimin e rrogave.

Vështirësitë ekonomike të provokuar nga epidemia koronavirus, në fakt, kanë goditur edhe klubet e futbollit që këto ditë janë duke lëvizur për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme mes palëve.

Por, reduktimi i rrogës te Real Madrid duket “qesharak”, sepse do të jetë nga 10 deri në 20 për qind sipas kushteve që do të verikohen (rifillim apo fund i sezonit).

Praktikisht, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë vendosur 70 për qind ulje rroge dhe të tjerat rreth 40-50 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat