Crespo dëshiron që një ditë të udhëheq në Milano, por ka një problem të madh

Futboll

Crespo dëshiron që një ditë të udhëheq në Milano, por ka një problem të madh

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:03
Hernand Crespo

Pas përvojës së tij si trajner në Itali te Modena, Hernand Crespo është rikthyer në Argjentinë, fillimisht te Banfield e më pas te Defensa dhe Justica.

Ish- sulmuesi i Milanit, Interit dhe Lazios ka folur për Sky Sport, ku ka thënë se do të rikthehet një ditë në Milani për të drejtuar njërën nga skuadrat e qytetit.

“Sot jam mirë në Argjentinë, unë jam duke bërë gjithçka për t’u përmirësuar por do të dëshiroja të kthehesha në San Siro, do të doja të stërvitja atje, është ëndrra që kam çdo ditë, është një vend magjik“, ka thënë Crespo.

Vajzat e tij janë në Itali ndërsa ai me prindërit po qëndron në Argjentinë i mbyllur në karantinë.

“Dashuritë e mia, vajzat e mia, janë në Itali, shqetësimi është aq i madh, megjithatë, unë e di se ato janë mirë,  shtoi ish sulmuesi që flet për urgjencën shëndetësore“.

“Unë jam me prindërit e mi, shkoj në farmaci dhe supermarket për ta. Është e vështirë por kur dikush ndjek ëndrrat dhe pasionet, njeriu e di se mund të ndodhë që edhe njeriu duhet të qëndrojë larg familjes”, ka thënë argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat